Aktualitet

Kontrolli në lokal ‘fundos’ katër të rinjtë në Tiranë, policia gjen lëndë narkotike dhe paisje për lojëra fati, ar

22 Qershor 2021, 09:26 Nga DOSJA
Kontrolli në lokal ‘fundos’ katër të rinjtë

TIRANË– Pas një kontrolli të ushtruar në një lokal në Tiranë, policia ka gjetur dhe sekuestruar lëndë narkotike kokainë, paisje që përdoreshin për ushtrimin e lojrave të paligjshme të fatit dhe një shumë parash. Tre të rinj, një 20-vjeçar E.H., një 32-vjeçar H.H., dhe J. G(Gj) kanë rënë në pranga, ndërsa policia ka shpallur në kërkim një 30-vjeçar, B.H.

Po ashtu, në pranga ka rënë një 47-vjeçar, pasi policia i gjeti në banesë kokainë dhe një përforcues grushti. Policia njofton se u arrestua edhe një 33-vjeçar, i shpallur në kërkim për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Kontrabandë mallra për të cilat paguhet akcizë” dhe “Shkelje e të drejtës së pronësisë industriale”, si dhe një 48 vjeçar për veprën penale “Mashtrimi” i kryer në bashkëpunim. Një 32-vjeçar u arrestua për vjedhje ndërsa dy të tjerë për drejtim mjeti në gjendje të dehur. 

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

E. H., 20 vjeç, H. H., 32 vjeç dhe J. G(Gj) dhe punohet për kapjen e shtetasit B. H., 30 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtuar në lokalin në pronësi të shtetasit B. H., 30 vjeç dhe 2 vëllezërve të tij shtetasit H. H., 32 vjeç dhe J. G(Gj) dhe me punonjës (kamarier) shtetasin E. H., sherbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë, paisje që përdoreshin për ushtrimin e lojrave të paligjshme të fatit dhe një shumë parash;

A. H., 47 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë dhe një përforcues grushti.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë ndalimin e shtetasve:

S. J., 33 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Kontrabandë mallra për të cilat paguhet akcizë” dhe “Shkelje e të drejtës së pronësisë industriale”; D. R., 48 vjeç, për veprën penale “Mashtrimi” i kryer në bashkëpunim.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë të shtetasit K. K., 32 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke tentuar të vjedhi targat e mjetit në përdorim nga shtetasi A. R.

Specialistët e Qarkullimit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: S., 39 vjeç dhe E. Sh., 28 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 9 persona në tiranë droge ne lokal policia e tiranes arrestohen 9 persona në tiranë droge ne lokal policia e tiranes

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Qershor 2021, 07:39

TIRANË– Shkodra është zgjuar sot pa ujë të pijshëm. Mësohet se një defekt në linjën 110 Kv të nënstacionit, ka bërë që të digjen panele e ujësjellësit në S...