Aktualitet

Ngriti dy kate shtesë pa leje në një ndërtesë tek Rana e Hedhun, arrestohet Anton Ndreca

22 Qershor 2021, 09:20 Nga DOSJA
Ngriti dy kate shtesë pa leje në një ndërtesë tek Rana

LEZHË– Anton Ndreca, 34 vjeç është vënë në pranga pasi akuzohet se ka ngritur dy kate shtesë në një object në Lezhë, në zonën e plazhit Rana e Hedhun. Ndreca është dërguar për në komisariatin e Lezhës. ai ishte shpallur në kërkim pasi gjatë kontrollit në një objekt ekzistues në pronësi të tij, te “Rana e Hedhun”, Shëngjin, u konstatua se kishte ndërtuar 2 kate të tjera, pa lejen e organeve kompetente.

Njoftimi i policisë: Vihet në pranga 1 shtetas, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”. Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonat bregdetare, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë u bë ekzekutimi i urdhrit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për ndalimin e shtetasit A. N., 34 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator i një shoqërie ndërtimi.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi gjatë kontrollit në një objekt ekzistues në pronësi të tij, te “Rana e Hedhun”, Shëngjin, u konstatua se kishte ndërtuar 2 kate të tjera, pa lejen e organeve kompetente. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet anton ndreca lezhe arrestohet anton ndreca lezhe

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Qershor 2021, 07:39

TIRANË– Shkodra është zgjuar sot pa ujë të pijshëm. Mësohet se një defekt në linjën 110 Kv të nënstacionit, ka bërë që të digjen panele e ujësjellësit në S...