Aktualitet

VIDEOJA E PLOTË! Publikohet hap pas hapi vrasja e Klodian Rashës, Nevaldo Hajdaraj i drejton armën sapo e sheh në rrugë, mo

22 Qershor 2021, 07:30 Nga DOSJA
VIDEOJA E PLOTË! Publikohet hap pas hapi vrasja e Klodian Rashës,

TIRANË– Efektivi Nevaldo Hajdaraj i ka drejtuar armën të riut Klodian Rasha sapo e ka parë të ecte në trotuar. Emisioni “Uniko” ka publikuar pamjet e plota, ku shihet hap pas hapi vrasja e 25-vjeçarit Rasha, ngjarje që ngriti në këmbë të gjithë vendin.

Rasha shfaqet në kamera dhe fillimisht ndiqet nga kolegu i Hajdarajt. Ndërsa ky i fundit, që në momentin që e pikas, nga mesi i rrugës “Dirtan Hoxha”, nxjerr armën e shërbimit dhe ia drejton. Rasha largohetme vrap, ndërsa Hajdaraj në përpjepje për të kapur nga rrobat të riun, rrëzohet.

Ashtu thuajse i shtrirë, Hadjaraj qëllon drejt Rashës dy herë dhe e plagos atë. Pas pak hapava, Klodian Rasha ndalon në një rrugicë, në pamundësi për të ecur më për shkak të plagëve që ka marrë. Hajdaraj shkon tek ai dhe më pas mbërrin edhe kolegu. Veprimet e Hajdarajt tregojnë se ai ndodhet në tension pasi ka kuptuar se çfarë ka bërë. Hajdaraj i mat herë pas here pulsin, por këta janë vetëm sekondat e fundit të të riut. Më pas në vendin e ngjrjes shfaqet një dëhsmitar dhe forca të tjera policore. Ambulanca mbërrin në vnedin e ngjarjes, por Rasha mbërrin i pajetë në spital.

Momenti pas minutës 03:00

Tashmë Nevaldo Hajdaraj është vënë në pranga. Prokuroria ka kërkuar 20 vite burg për Hajdarajn, ndërsa për shkak të gjykimit të shkurtuar që është kërkuar nga i pandehuri, dënimi i aplikua,r nëse gjykata pranon kërkesën e prokurorisë llogaritet në 13 vite e 4 muaj burg.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet klodian rasha nevaldo hajdaraj vritet klodian rasha klodian rasha nevaldo hajdaraj vritet klodian rasha

Sondazh

Poll