Aktualitet

22 Qershor 2021, 07:39 Nga DOSJA

TIRANË– Shkodra është zgjuar sot pa ujë të pijshëm. Mësohet se një defekt në linjën 110 Kv të nënstacionit, ka bërë që të digjen panele e ujësjellësit në Shkodër dhe që vendi të zgjohet pa ujë të pijshëm.

Drejtori i ujësjellësit Mark Molla, është shprehur se dëmi është i konsiderueshëm, duke e kaluar vlerën prej 200 mijë lekësh të reja. Në një prononcim për mediat, Molla tha se deri më tani nuk kishte asnjë përgjigjie nga OST apo OSHEE në lidhje me këtë situatë.


Ai kërkoi që ata të ndërhynin në mënyrë që të paktën deri në orët e drekës, furnizimi me ujë të pijshëm të rregullohet.

“Janë dëmtuar 3 panele kryesore, bashkë me disa tela të rëndësishëm. Nuk është në dorën tonë, i bëj thirrje OST, OSHEE, që të vijë e të ndërhyjnë për këtë problem. Ka pasur mbingarkesë, nuk është problem i përhershëm,”- u shpreh Mark Molla.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet  ismail qypi digjen panelet e ujesjellesit ne shkoder shkodra pa uje  ismail qypi digjen panelet e ujesjellesit ne shkoder shkodra pa uje

Sondazh

Poll