Aktualitet

EMRAT/ Prerje të paligjshme të pyejeve, arrestohen 2 vëllezër në Bulqizë, procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë 

22 Qershor 2021, 09:25 Nga DOSJA
EMRAT/ Prerje të paligjshme të pyejeve, arrestohen 2

BULQIZË- Dy vëllezër janë arrestuar ditën e sotme në Bulqizë, për veprën penale “Prerje të paligjshme të pyjeve”. Vëllezërit e arrestuar janë Aviol dhe Bajram Çakalli, ndërkohë që janë proceduar penalisht tre persona të tjerë. Personat e proceduar penalisht janë R.C, G.I si dhe A.I, pasi ata janë konstatuar duke transportuar lëndë drusore të rerë në mënyrë të paligjshme.

Njoftimi i policisë:

Bulqizë. Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimeve mjedisore. Vihen në pranga 2 vëllezër dhe procedohen penalisht 3 të tjerë, për “Prerje të paligjshme të pyjeve”. Në vijim dhe zbatim të planit të masave të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, si rezultat i kontrollit të pandërprerë të territorit, u goditën dy raste të prerjes së pyjeve dhe si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve : A. C., 23 vjeç, dhe B. C., 27 vjeç, (vëllezër), banues në Fushë-Bulqizë. Si dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin R. C. Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë duke prerë lëndë drusore në mënyrë të paligjshme në vendin e quajtur “Kurora e Liqenit të Zi”, Bulqizë. Po në vijim të kontrollit të territorit janë proceduar penalisht nga Policia shtetasit G. I., dhe A. I., pasi në zonën e Gjoricës janë konstatuar duke transportuar lëndë drusore e prerë në mënyrë të paligjshme. Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aviol cakalli bajram çakalli policia e bulqizes aviol cakalli bajram çakalli policia e bulqizes

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Qershor 2021, 07:39

TIRANË– Shkodra është zgjuar sot pa ujë të pijshëm. Mësohet se një defekt në linjën 110 Kv të nënstacionit, ka bërë që të digjen panele e ujësjellësit në S...