Aktualitet

Njerëzit largohen me vrap! Dalin PAMJET E PARA nga përplasja me armë zjarri tek “Orange Club”, si mbeti i plagosur biznes

22 Qershor 2021, 06:49 Nga DOSJA
Njerëzit largohen me vrap! Dalin PAMJET E PARA nga përplasja me

SARANDË– Videoja e mëposhtme tregon përplasjen me armë zjarri që u regjistrua dy netë më parë në Sarandë, në “Orange Club”, si pasojë e të cilës mbeti i plagosur biznesmeni Spiro Iljadhi dhe një kalimtar, Marin Jani. Pamjet e para nuk janë shumë të qarta, por tregojnë lëvizjen në mënyrë të rrëmujshme të klientëve që kanë qenë brenda në klubin e natës kur ka nisur sherri mes dy palëve.


Të frikësuar, njerëzit lëvizin dhe kërkojnë të largohen nga aty pas nisjes së përplasjes. Spiro Iljadhi, pronari i “Bar Orange” dhe “Orange Club” u qëllua me breshëri plumbash, dy ditë më parë, pas një sherri në klubin e tij. Dy vëllezërit Andrea dhe Visi Caushi, si dhe Redjan Hadëraj, zbrazën rreth 20 plumba drejt tij, duke e lën të plagosur rëndë.

Për ngjarjen është vënë në pranga, Hadëraj, i cili ka pranuar dhe autorësinë e krimit, duke thënë se gjithçka ka ndodhur pas një sherri të çastit, por edhe vetë Iljadhi është vënë në pranga, pasi ka qëlluar me armë zjarri ndaj personave me të cilët u përplas. Zanafilla e sherrit ka qenë urdhri i Iljadhit për të nxjerrë tre të rinjtë nga klubi i tij.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet andrea caushi plagoset spiro iljadhi plagosja ne orange club redjan haderi spiro iljadhi visi caushi andrea caushi plagoset spiro iljadhi plagosja ne orange club redjan haderi spiro iljadhi visi caushi

Sondazh

Poll