Aktualitet

Përdhunoi shqiptaren në Greqi, e shkuara e errët e bullgarit i cili vetëm një vit më parë u lirua nga burgu

21 Qershor 2021, 11:21 Nga DOSJA
Përdhunoi shqiptaren në Greqi, e shkuara e errët e bullgarit i

GREQI– 35-vjeçari bullgar i shpallur në kërkim për përdhunimin e 50-vjeçares shqiptare është një person me precedent penal.

Sipas mediave greke, në vitin 2015 ai përdhunoi një studente, u përpoq ta vriste atë, “dërrmoi” qenin e saj në dru. Autori u arrestua dhe u akuzua për përdhunim, vrasje në tentativë, dëmtim të rëndë trupor, kërcënim, prishje të qetësisë në shtëpi dhe shkelje të ligjit për kafshët shtëpiake.

Ky është profili i deritanishëm i bullgarit 35-vjeçar që përdhunoi 50-vjeçaren shqiptare 7 herë në Petralona i cili është identifikuar dhe është shpallur në kërkim.

Historia e “bishës” ngre pyetje të arsyeshme se si ai u trajtua, pasi pothuajse një vit pas lirimit ai veproi përsëri duke përdhunuar dhe abuzuar një grua fatkeqe për orë të tëra.

Ditën e shtunë 50-vjeçarja shqiptare kishte shkuar si çdo javë të fshinte shkallët dhe ashensorin e një ndërtese kur papritur 35-vjeçari që banonte në papafingo e ka tërhequr me zor dhe e ka futur në banesës e tij. Aty ai ka filluar dhunën dhe abuzimin seksual me të për disa orë, derisa 50-vjeçarja gjeti një moment dhe doli në ballkon për të kërkuar ndihmë. Ajo u shpëtua nga fqinjët të cilët lajmëruan policinë por 35-vjeçari ishte arratisur.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet perdhunohet 50 vjecarja ne greqi perdhunohet 50 vjecarja ne greqi

Sondazh

Poll