Aktualitet

I njohur me nofkën ‘Ujku’/ Sulm pas sulmi për biznesmenin në Sarandë, pasi hapi clubin e natës tentojnë ti djegin loka

21 Qershor 2021, 11:08 Nga DOSJA
I njohur me nofkën ‘Ujku’/ Sulm pas sulmi për biznesmenin

SARANDË– Luan Obznova, është 32-vjeçari i cili u arrestua ditën e sotme nga policia e Sarandës pasi ka tentuar ti vërë flakën biznesit lokalit të biznesmenit Spiro Lljadhi në Sarandë. I njohur ndryshme me nofkën ‘Ujku’ , 32-vjeçari ka tentuar që të djegë me lëndë plasëse biznesin i cili është shumë i frekuetuar nga të rinjtë për jetën e natës.

‘Balkanweb’ bën të ditur se Obzova ishte paguar për të djegur lokalin, një tentativë ndoshta për të zhdukur prova nga vendi i ngjarjes. Lokali ku ndodhi plagosja e dy personave, biznesmenit Iljadhi dhe një turisti kalimtar shqiptaro-amerikan është hapur mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:00, teksa tentativa për ta djegur ka ndodhur rreth mesnatës.

Ai është pikasur nga policia që po bënte veprime të dyshimta. Ai po levizte me një motomjet dhe më pas ka ndaluar pranë një lokali në këtë lagje dhe ka tentuar ta djegë me një shishe me lëndë djegëse. Në momentin që ai ka vënë re patrullën ka tentuar të largohet, por është kapur dhe prangosur nga shërbimet e Policisë.  32-vjeçari ka qënë i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

NJOFTIMI I POLICISË:

SarandëShërbimet e Komisariatit Sarandë parandalojnë një rast të tentativës për zjarrvënie të qëllimshme.Tentoi të digjte me lëndë djegëse një biznes, arrestohet në flagrancë 32-vjeçari, person me precedent kriminal në fushën e narkotikëve.
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një shishe me lëndë djegëse që ky shtetas do të përdorte për të realizuar zjarrvënien dhe motomjeti me të cilin do të largohej.
Shërbimet e Qarkullimit Rrugor, në bashkëpunim me Forcat e posaçme “Shqiponjat” dhe FNSH, në vijim të kontrollit të imtësishëm të territorit, patrullimit në të gjitha lagjet e qytetit dhe rrugicat pa ndriçim, në lagjen Nr. 1, nga patrulla e Qarkullimit Rrugor është konstatuar një shtetas i cili po kryente lëvizje të dyshimta me një motomjet dhe më pas ka ndaluar pranë një lokali në këtë lagje dhe ka tentuar ta djegë me një shishe me lëndë djegëse. Në momentin që ky shtetas ka vënë re patrullën ka tentuar të largohet, por është kapur dhe prangosur nga shërbimet e Policisë.Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” mbetur në tentativë, i shtetasit L. O., 32 vjeç, banues në Sarandë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Si ndodhi sulmi ndaj Spiro Lljadhi?

Atentati ndaj Spiro Iljadhi, pronari i “Bar Orange” dhe “Orange Club” ndodhi mbrëmjen e 20 qershorit. Ai u qëllua me breshëri plumbash, pas një sherri në klubin e tij, dhe autorët zbrazën rreth 20 plumba drejt tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:50, në afërsi të një lokali në lagjen nr.1 në Sarandë, në rrugën “Turizëm-Kanali i Çukos”, brenda lokalit “Orange Club”. Autorët e ngjarjes janë dy vëllezërit Andrea dhe Visi Caushi, si dhe Redjan Hadëraj, të cilët si pasojë e një konflikti të çastit plagosën me armë zjarri biznesmenit Spiro Iljadhi dhe aksidentalisht një kalimtar të rastit, Marin Jano. Njëri prej tyre, Redjan Hadëraj është një emër i njohur për policinë, i dyshuar për plagosje dhe falsifikim dokumentesh.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne sarande digjet biznesi ne sarande luan obzonva arrestim ne sarande digjet biznesi ne sarande luan obzonva

Sondazh

Poll