Aktualitet

Kokainë nga Gjermania në Zvicër, shkatërrohet grupi kriminal me në krye zjarrfikësin, në kërkim bashkëpunëtori, Ndriç

21 Qershor 2021, 09:10 Nga DOSJA
Kokainë nga Gjermania në Zvicër, shkatërrohet grupi kriminal

TIRANË– Një grup kriminal që drejtohej nga një punonjësi i zjarrfikëses së Bashkisë Tiranës, Ndriçim Harka është shkatërruar. Dosja.al ka mësuar se tetë persona, mes tyre dhe ‘koka e grupit’, Harka janë vënë në pranga pasi akuzohen se bashkëpunonin në transportimin e kokainës me makina nga Gjermania në drejtim të Zvicrës. Hetimi fillimisht kishte nisur në Zvicër e Gjermani, por autoritetet e huaja kishin dyshime se rrjeti i shpërndarjes së lëndëve narkotike drejtohej nga Shqipëria. Me anë të një shkrese zyrtare, Zvicra kërkoi që Prokuroria e Tiranës të niste hetimet për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet. Pas hetimeve e përgjimeve, Prokuroria ka lëshuar 11 urdhër arreste, ku 8 prej tyre janë ekzekutuar mbrëmjen e djeshme.

Harka rezulton të ketë edhe një tjetër bashkëpunëtor me të cilin drejtonte rrjetin e kokainës nga Shqipëria. Bëhet fjalë për kunatin e Harkës, Etmond Merja. “Panorama.al” ka publikuar pjesë nga dosja hetimore e Prokurorisë së Tiranës lidhur me rrjetin e trafikut të kokainës Gjermani-Zvicër. Ndriçim Harka në dokumentet e prokurorëve zviceranë rezulton edhe me pseudonimet ‘Gimi’ ose ‘Qimi’. Në shkresë, Prokuroria shton me bindje se ka prova që Ndriçim Harka eshte përgjegjës për organizimin e trafikut të kokainës nga Shqipëria dhe nga vendet e tjera për në Zvicër. Sipas hetuesve, Ndriçim Harka kishte arritur që duke qëndruar vetë në hije, në bashkëpunim me të tjerë, kishte ngritur një skemë të mirëfilltë dhe mirëfunksionuese në formën e degëve të një peme të trafikut të lëndëve narkotike.

Rrjeti i trafikut të kokainës ishte aktiv që në vitin 2015. Ai rekrutonte të rinj herë pas here, në këmbin të 3 mijë e 500 eurove pagesë p⌂r një rrugë. Deri tani janë sekuestruar 3 kilogramë kokainë. Përgjimet e bëra nga Prokuroria për këtë grup që transportonte kokainë kanë nxjerrë zbuluar një tjetër skandal që ka çuar në ndalimin e dy mjekëve të QSUT-së dhe të disa sekserëve të agjencive të udhëtimit. Këta të fundit bashkëpunonin për falsifikim testesh Covid-19 për qytetarë që donin të udhëtonin jashtë vendit.

Arrestimin e Harkës, Partia Demokratike e ka konsideruar si një provë të blerjes së votave për Partinë Socialiste të kryesur nga kryeministri Edi Rama dhe atë Socialdemokrate që udhëhiqet nga Tom Doshi. Në një denoncim të publikuar nga Bardhi, fakti që Harka ishte edhe patrinazhist, sipas tij, tregon se i arrestuari ka blerë vota me paratë e drogës për aleancën Rama-Doshi.

(kle.mu; F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ndricim harka shkaterrohet grupi i kokaines ndricim harka shkaterrohet grupi i kokaines

Sondazh

Poll