Aktualitet

Sali Hasa nuk mban dot lotët gjatë seancës! U arrestua për korrupsion dhe lidhje me grupet kriminale, lihet në burg prokuro

21 Qershor 2021, 11:21 Nga DOSJA
Sali Hasa nuk mban dot lotët gjatë seancës! U arrestua për

TIRANË– Prokurori i Sarandës, Sali Hasa është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës. Me masën e arrestit të shtëpisë është lënë vetëm zyrtari i klubit të Përmetit Bujar Haredinaj. Ndërkohë, masa e sigurisë është dhënë dhe për personat e tjerë të cilët ishin të përfshirë në përgjime. Në burg janë lënë: Napolon Hodaj, Qerim Ruçi, Julian Zera, Emiljano Mirani.

Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura ndërsa prokurori Hasa ka qarë gjatë komunikimit të akuzës dhe provave ndaj tij.

GJKKO ka konfirmuar masën “arrest në shtëpi”, për Elsona Papa, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Kurse ndaj Hysen Korenica (ish ekspert mjeko – ligjor), Gjykata ka caktuar masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Prokurori Sali Hasa dyshohet se ka marrë para, kundrejt pushimit të çështjet për Miranin, i cili akuzohej për plagosje të lehtë me dashje, ndërkohë që e motra e tij Papa, punonjëse e policisë bashkiake, dyshohet se ka negociuar për lirimin.

Hetimet për Hasën, kanë zbuluar edhe rastin e trukimit të ndeshjeve në kategorinë e dytë, konkretisht për ndeshjen Selenica-Përmeti, ku nga përgjimet ka rezultuar se ishte e paracaktuar.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet sali hasa sali hasa

Sondazh

Poll