Aktualitet

Kokainë nga Gjermania në Zvicër, Artan Hoxha: Punëtorët e shpërndarjes janë shqiptarë, ne këtu mbledhim kufomat

21 Qershor 2021, 10:43 Nga DOSJA
Kokainë nga Gjermania në Zvicër, Artan Hoxha: Punëtorët

TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha ka komentuar trafikun e kokainës nga Gjermania në Zvicër, transporti i të cilës bëhej nga shqiptarë që merrnin 3 mijë e 500 euro në këmbim. I ftuar në studion e “ABCNews”, Hoxha tha se gjëja më e lehtë që mund të gjesh në Shqipëri janë punëtorët e trafikut të kokainës në Shqipëri, për shkak të papunësisë që hasin në vendin e tyre.

Hoxha shtoi më tej se të rinj që shohin moshatarët e tyre që merren me trafik kokaine dhe qarkullojnë me makina luksoze, u futen kësaj rruge pa krye. Më pas, ajo që ndodh në vendin tonë është mbledhja e kufomave pas larjes së hesapeve.

“Është hetuar mbi informacionin që ka ardhur nga Zvicra. Pasi është dokumentuar është vepruar. Tetë janë të arrestuar dhe tre të tjerë janë në kërkim. Vitet e fundit një nga vendet që është lënë më në hije edhe nga hetimet është Zvicra. Ka qenë vendi i parë që shqiptarët kanë shkuar të mësojnë trafikun e heroinës dhe kokainës. Aty kanë bërë universitetin e parë. Ka kohë që nuk kemi dëgjuar dhe gjurmuar por nuk do të thotë se është ndërprerë aktiviteti fakti që atje hetimet kanë filluar para gjashtë vitesh. Rrallë kemi hetime kaq gjatë në Shqipëri. Problematika që është hasur më shpesh është se ne në Shqipëri mbledhim pasojat. Janë viktimat që vijnë nga ky biznes që sjell të ardhura shumë të mëdha. Ne kemi grupe të krimit të organizuar që sapo fuqizohen duan të zgjidhin çdo hesap. Është thjeshtë rasti i ardhës që dëshmohet rekrutimi i të rinjve që përdoren si shpërndarës. E kam ngritur sa herë këtë problem. Se ne prandaj mbledhim kufomat këtu sepse punëtorët që merren me shpërndarjen janë shqiptarë. Është shumë kollaj që të gjesh mosha të reja të futen në këtë rrugë pa krye. Ata shikojnë bashkëmoshatarë të tyre që dalin me makina luksoze papritur. Ky kapërcim bëhet në njëfarë mënyre shembulli për të tjerët. Ky është problemi i gabuar,”- tha Hoxha.

Sot është shkatërruar një grup kriminal që drejtohej nga një punonjësi i zjarrfikëses së Bashkisë Tiranës, Ndriçim Harka. Dosja.al ka mësuar se tetë persona, mes tyre dhe ‘koka e grupit’, Harka janë vënë në pranga pasi akuzohen se bashkëpunonin në transportimin e kokainës me makina nga Gjermania në drejtim të Zvicrës. Grupi ishte aktiv që nga viti 2015 dhe janë zbuluar pas përgjimeve të bisedave.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha ndricim harka shkaterrohet grupi i kokaines artan hoxha ndricim harka shkaterrohet grupi i kokaines

Sondazh

Poll