Aktualitet

Çmenduri në Tiranë! Furgoni plot me sirianë i ikën policisë, futet për tu fshehur në bllokun e banimit, përplas çdo mj

21 Qershor 2021, 10:25 Nga DOSJA
Çmenduri në Tiranë! Furgoni plot me sirianë i ikën

TIRANË– Një furgon i mbushur me shtetas nga Siria është futur në një bllok pallatesh banimi në Rrugën e Elbasanit në Tiranës dhe ka shkatërruar çdo makinë që ka pasur aty. Mësohet se mjeti ka ecur në mënyrë të pakontrolluar duke përplasur e dëmtuar të paktën pesë apo gjashtë makina të banorëve të pallatit, pasi po i ikte policisë që po e ndiqte.

Furgoni merrej me transport të sirianëve dhe paraditen e sotme është ndaluar tek Thesari ku kishte lënë të paktën 20 emigrantë. Makina është pikasur nga blutë dhe këta të fundit kaë nisur ta ndjekin për ta ndaluar.

Por, furgoni ka ecur në mënyrë të pakontrolluar dhe është futur bllokun e banimit në Rrugën e Elbasanit. Banorët e pallateve kanë njoftuar policinë të frikësuar pas skenës që kanë parë të regjistruar në oborrin e lagjes së tyre. Vetë shoferi i furgonit ka braktisur mjetin dhe është larguar me këmbë pasi ka parë se lagjia nuk kishte dalje. Policia është ende në ndjekje të tij.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet furgoni perplas mjetet tirane furgoni perplas mjetet tirane

Sondazh

Poll