Aktualitet

Shtëpitë e kanabisit në Angli, Artan Hoxha: Fuqia punëtore ajën të rinjtë shqiptarë, i marrin nga zonat e thella, i hipi

21 Qershor 2021, 10:58 Nga DOSJA
Shtëpitë e kanabisit në Angli, Artan Hoxha: Fuqia punëtore

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka komentuar të rinjtë shqiptarë që i futen rrugës së trafikut të kanabisit. I ftuar në studion e ‘ABCNeës’, Hoxha tha se në shtëpitë e barit në Angli që janë aktivitetet më të përhapura janë kryesisht të rinjtë marrë nga zona të thella të Shqipërisë.

Ai tha më tej se të rinjtë shkojnë me maune drejt Anglisë dhe pasi qëndrojnë disa kohë aty, bëhen ‘lëndë e parë’ për krimin e organizuar. Sipas Hoxhës, kjo është një plagë shumë e rëndë, pasi grupet e krimit të organizuar e kanë shumë të lehtë të gjejnë ushtarë në Shqipëri dhe t’i përdorin si mish për top për shpërndarje në vendet e BE-së

“Papunësia, vrasja e shpresës i ka bërë moshat e reja që të shkojnë drejt kësaj rruge. E kemi ngritur këtë problem që kur u rritën sipërfaqet me kanabis. Duhet fuqia punëtore. Shtëpitë e barit në Angli që janë aktivitetet më të përhapura janë kryesisht të rinjtë marrë nga zona të thella të Shqipërisë. E merr një të ri e çon me maune dhe gjithë kjo masë të rinjsh që është e pashpresë në Shqipëri janë lënda e parë për krimin e organizuar. Kur shkon te kokaina, pasi bën trajnimin tek këto aktivitetet e para atëherë kalon tek kokaina që sjell më shumë para. Këtu fillojnë nga shpërndarja në rrugë dhe deri tek ata që arrijnë të dalin në krye. Sot është shumë plagë e rëndë, sepse grupet e krimit të organizuar e kanë shumë të lehtë të gjejnë ushtarë në Shqipëri dhe t’i përdorin si mish për top për shpërndarje në vendet e BE-së,”- tha Hoxha.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha shtepite e kanabisit ne angli artan hoxha shtepite e kanabisit ne angli

Sondazh

Poll