Aktualitet

Goditet rrjeti i falsifikimit të testeve të COVID-19 me 35-40 euro! Dy prej tyre pjesë e stafit në QSUT, një inxhiner i OSH

21 Qershor 2021, 09:44 Nga DOSJA
Goditet rrjeti i falsifikimit të testeve të COVID-19 me 35-40 euro! Dy

TIRANË– Përgjimet e kryera për rrjetin e trafikut të kokainës që drejtohej nga zjarrfikësi Ndriçim Harka kanë zbuluar dhe një rrjet falsifikimi të testeve të Covid-19. Grupi prej 15 personash ka rënë në prangat e Policisë së Shtetit. Dosja.al ka mësuar se janë ndaluar tre mjekë, dy prej tyre janë pjesë e stafit të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Bashkë me mjekët janë ndaluar edhe shtatë “sekserë” të agjencive të ndryshme udhëtimi, të cilët i drejtonin klientët e tyre tek mjekët për të kryer tamponin. Bluzat e bardha dhe sekserët bashkëpunonin dhe shisnin teste false kundrejt vlerës 35 deri në 40 euro për të gjithë qytetarët që donin të udhëtonin jashtë vendit. 

15 është numri i personave të arrestuar, mes të cilëve një mjek i QSUT-së dhe një mjeke e kompanisë farmaceutike. Aktiviteti u zbulua pasi një shtetas kishte bërë testin e falsifikuar dhe kërkoi të ndryshonte gjeneralitetet. Dy mjekë janë arrestuar dhe njëri është pjesë e QSUT, ndërkohë falsifikimi i testeve bëhej në këmbim të 35-40 eurove.

Të arrestuarit: Klodian Muharremi me profesion mjek laborant pranë QSUT, Eltjon Kola, Klodjan Krasniqi, Blerim Cibaku, Erlind Prenga, Marinela Kalaja, Mjeke, Artur Dani, Alfred Cani, Igli Çela inxhinier ne Oshee, Mario Bicja, Xhuliano Senko, Ervin Hoxha, Tauland Kamberi, Eraldo Kalemaj dhe Ermir Koçi.

Prokuroria ka bërë të ditur dosjen e plotë, aty ku janë të zbardhura dhe përgjimet. Në tabulatet e zbardhura flitet edhe për çmimin, që “me mik” vlen 25 mijë lekë të vjetra.

Ata u pikasën në aktivitetin e tyre të jashtëligjshëm pasi Prokuroria e Tiranës kishte nisur të përgjonte disa anëtarë të një rrjeti që transportonte kokainë nga makina nga Gjermania për në Zvicër. 

(a.b/kle.mu;f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet falsifikim testesh covid-19 ndalohen tre mjeke shkaterrohet grupi i kokaines falsifikim testesh covid-19 ndalohen tre mjeke shkaterrohet grupi i kokaines

Sondazh

Poll