Aktualitet

Kultivonin bimë narkotike, vihen në pranga dy persona në Durrës, shpallen në kërkim tre të tjerë

21 Qershor 2021, 10:23 Nga DOSJA
Kultivonin bimë narkotike, vihen në pranga dy persona në

VLORË– Dy persona janë arrestuar, tre janë shpallur në kërkim dhe tre të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë në Vlorë, pasi akuzohen për kultivim të bimëve narkotike.

Policia bën me dijse se pas pikasjes së kultivimit, janë arrestuar dy persona, A. D., dhe A. Ç., si dhe ka filluar procedimi në gjendje të lirë ndaj shtetasve E. D., B. H., dhe Z. B.

Në kërkim janë shpallur, P. N., O. S. dhe S. H, pasi gjatë kontrollit të terriotit, në territorin e banesave të tyre janë konstatuar të kultivuara fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Arrestohen në flagrancë 2 persona, shpallen në kërkim 3, si dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin e kultivimit të canabisit kanë vijuar me kontrollet në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura nga pronarët, ish-reparte ushtarake dhe në ato banesa për të cilat disponohet informacion policor se mund të ketë tendencë për kultivim të bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrolleve janë konstatuar në tentativë për kultivim të bimëve narkotike dhe janë vënë në pranga shtetasit A. D., dhe A. Ç., si dhe ka filluar procedimi në gjendje të lirë ndaj shtetasve E. D., B. H., dhe Z. B.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe po punohet për kapjen e shtetasve P. N., O. S. dhe S. H, pasi gjatë kontrollit të terriotit, në territorin e banesave të tyre janë konstatuar të kultivuara fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy persona bime narkotike ne durres arrestohen dy persona bime narkotike ne durres

Sondazh

Poll