Aktualitet

Vrau gruan në sy të foshnjes! Publikohet fotoja e natës së 11 majit, çfarë po bënte piloti pak para krimit të rëndë

21 Qershor 2021, 10:09 Nga DOSJA

GREQI– Mediat greke kanë publikuar së fundmi një foto, në të cilën shihet 20-vjeçarja Caroline pak para se të vritej nga i shoqi i saj 32-vjeçar.

Në foton e publikuar nga newsbomb.gr, shihet teksa bashkëshorti i saj, Babis Anagnostopulos qëndron shtrirë në divan së bashku me foshnjen e vogël.

Ora është 00:23, kur kamera regjistron këtë lëvizje të çiftit, pak orë para vrasjes. Sipas raportit mjeko-ligjor, ngjarja ka ndodhur nga ora 4:05 e mëngjesit të 11 majit, deri në 4:11. Kjo është konfirmuar nga ora inteligjente që Caroline mbante në duar, e cila përgënjeshtroi edhe dëshminë e pilotit.

Babis Anagnostopulos u arrestua disa ditë më parë, më shumë se një muaj pasi mbyti të shoqen dhe u mundua ta fshihte krimin, duke sajuar një grabitje. Piloti vrau të shoqen pasi kjo e fundit i kishte kërkuar divorcin. Ai rrëfeu një histori të sajuar ku përfshiu dhe shqiptarët, por vetëm dy ditë më parë u zbulua se personi që qëndronte pas krimit të rëndë ishte vetë 32-vjeçari.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet babis anagnostopulos caroline crouch vrasja e caroline crouch babis anagnostopulos caroline crouch vrasja e caroline crouch

Sondazh

Poll