Aktualitet

Helmohen 8 qen në Vlorë brenda një qendre për kujdesin e kafshëve, aktivisja: Nesër do të largoheshin për në Itali për

21 Qershor 2021, 09:27 Nga DOSJA
Helmohen 8 qen në Vlorë brenda një qendre për kujdesin e

ITALI- 8 qen janë helmuar ditën e sotme në Vlorë. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në një prej qendrave vullnetare të kujdesit të kafshëve. Ende nuk dihet se kush është pas kësaj ngjarjeje, ndërkohë që mësohet se në vendin ku janë gjetur kafshët e helmuara kishte mish i grirë.

Ndërkohë që një aktiviste për kafshët në Vl0rë, Entela Guberaj ka thënë se këta qen do të niseshin për në Itali, ku dhe do të adoptoheshin nga familje italiane.

Postimi:

Ata më helmuan qentë.
8 vdiqën!
Ata po largoheshin nesër për jetë të re!
E kotë gjithçka që bëj!
Unë nuk mundem më !!!

Ndërkohë që në një intervistë, Guberaj është shprehur se është hera e parë që qentë janë helmuar në territorin që ajo ka marrë me qira, dhe ka shtuar se ka dyshimenë disa persona që e kanë bërë këtë gjë.

“Vij në mëngjes si gjithmonë për t’i ushqyer. Zakonisht kur hap derën, vijnë që t’i përkëdhel dhe shoh qetësi. Kur afrohem, i gjej të helmuar. Janë 8 qen. Ata janë të rrethuar, nuk lëvizin dot, janë brenda rrethimit. Nuk ka ndodhur më parë, është hera e parë por janë helmuar në pronën time. E kam marrë me qira apostafat për të mbajtur qentë e mi. Dyshime kam plot por duhet të hetojë policia nga njerëzit që më rrethojnë këtu”, tha ajo.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet entela guberaj helmohen 8 qene ne vlore entela guberaj helmohen 8 qene ne vlore

Sondazh

Poll