Aktualitet

‘Lajthit shqiptari në Itali’, godet me shpulla baristen dhe kërcënon klientët në barin ku po pinte, arrestohet

21 Qershor 2021, 08:58 Nga DOSJA
‘Lajthit shqiptari në Itali’, godet me shpulla baristen dhe

ITALI– Një 54-vjeçar shqiptar është vënë në pragnat e policisë së Padovës në Itali pasi shkaktoi rrëmujë dhe goditi banakieren e një lokali.

Sipas mediave italiane, shqiptari i identifikuar si Shpëtim Bogdani ka qënë nën efektin e alkoolit kur ka filluar që të kërcënojë klientët e lokalit ku po pinte dhe ka goditur baristen e cila ishte me origjinë kineze.

Ai filloi të thyente gotat, të përplaste karriget dhe të hidhte vazot e luleve në tokë duke rrezikur dhe klientët që ndodheshin në bar, duke tentuar më pas të largohej nga vendngjarja.

Menjëherë është lajmëruar njësia speciale e policisë dhe 54-vjeçari u vu në pranga dhe u dërgua në rajon. Aktualisht ndodhet në paraburgim dhe pritet të jepet masa e dënimit.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne itali shpetim bogdani arrestohet shqiptari ne itali shpetim bogdani

Sondazh

Poll