Aktualitet

Gjobiten me nga 1 mln lekë administratorët e dy lokaleve, njëri procedohet penalisht, nuk i hapi derën policisë

21 Qershor 2021, 08:52 Nga DOSJA
Gjobiten me nga 1 mln lekë administratorët e dy lokaleve, njëri

DURRËS– Dy pronarë lokalesh që u konstatuan të hapur pas orarit të përcaktuar për mbyllje janë gjobitur me nga 1 milionë lekë të vjetra. Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, mësohet se gjatë kontrolleve të ushtruara në zonën e plazhit, janë gjobitur dy persona me inicialet B.T; B.M., pasi kanë mbajtur hapur lokalet e tyre edhe pas orarit të lejuar.

Njëri prej tyre është proceduar penalisht për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësve të Policisë” dhe “Prishja e qetësisë publike”, pasi nuk ka pranuar të hapë derën e lokalit edhe pasi ka dëgjuar urdhrin e policisë dhe i ka kundërshtuar ata.

Njoftimi i policisë Durrës

Vijojnë kontrollet nga Policia e Durrësit, për zbatimin e planit të masave gjatë sezonit turistik.  Ndëshkohen me masë administrative 2 pronarë subjektesh që u konstatuan të hapur pas orarit të përcaktuar për mbyllje. Procedohet penalisht njëri prej pronarëve, pasi nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë.  Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës vijojnë kontrollet për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike, parandalimin e veprimtarisë kriminale dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë me organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente.

Në kuadër të këtyre masave, specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh proceduan penalisht për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësve të Policisë” dhe “Prishja e qetësisë publike”, shtetasin B. T., 30 vjeç, banues në Durrës. Shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 13, Durrës, kanë konstatuar të hapur pas orarit të përcaktuar për mbyllje, lokalin e shtetasit B. T., i cili pasi ka dëgjuar thirrjen e Policisë nuk pranuar të hapë derën duke kundërshtuar urdhrin e Policisë.  Në vijim të veprimeve, nga shërbimet e Policisë është vendosur edhe masë administrative 1.000.000 lekë për shtetasin B. T., pasi nuk ka zbatuar orarin e përcaktuar për mbyllje.  Gjithashtu u ndëshkua me masë administrative 1.000.000 lekë, pronari i një subjekti në lagjen nr. 1, Durrës, shtetasi B. M., pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke vijuar aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje.  Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet gjobiten dy administratore lokalesh policia e durresit gjobiten dy administratore lokalesh policia e durresit

Sondazh

Poll