Aktualitet

I nxorri jashtë nga “Orange Club”, si nisi sherri mes biznesmenit Sprio Iljadhi dhe tre të rinjve, autorët morën automat

21 Qershor 2021, 08:43 Nga DOSJA
I nxorri jashtë nga “Orange Club”, si nisi sherri mes

TIRANËDosja.al ka zbardhur detaje të reja në lidhje me sherrin që çoi në plagosjen e biznesmenit Spiro Iljadhi dhe kalimtarit Marin Jani. Mësohet se e gjithë ngjarja ka nisur që brenda klubit ‘Orange’ që është në pronësi të biznesmenit Spiro Iljadhi.

Urdhëri i këtij të fundit për të nxjerrë jashtë tre të rinjtë nga Tepelena nuk është pritur mirë. Të përjashtuarit, Redjan Hadëri, Andrea dhe Visi Çaushi kanë dalë nga klubi, kanë marrë automatikun dhe janë kthyer për të marrë hak ndaj Iljadhit.

20 plumba automatiku u lëshuan drejt biznesmenit dhe një prej tyre kapi një kalimtar rasti të identifikuar si Marin Jani. Tre autorët u arratisën nga vendi i ngjarjes, por në orët e para të mëngjesit të sotëm është prangosur Redjan Hadëri. Hadëri ka pranuar krimin në polici dhe ka marrë përsipër fajin. Vijon punë për të kapur dy të tjerët.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet plagoset spiro iljadhi plagosja ne orange club redjan haderi visi caushi plagoset spiro iljadhi plagosja ne orange club redjan haderi visi caushi

Sondazh

Poll