Bota

Samiti i NATO-s, flet sekretari i përgjithshëm, Stoltenberg: SHBA-BE të bashkëpunojnë më fort për të luftuar Kinën e Ru

14 Qershor 2021, 15:40 Nga DOSJA
Samiti i NATO-s, flet sekretari i përgjithshëm, Stoltenberg: SHBA-BE

BRUKSEL– Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka kërkur një rritje të bashkëpunimit mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian në mënyrë që të luftohen regjimet totalitare si Kina dhe Rusia.

Stoltenberg e mori fjalën i pari teksa theksoi se angazhimi për ndryshimet klimatike dhe, teknologjia e re për sulmet kibernetike dhe politikat e reja për kontrollin e armëve do të jenë pikat kryesore që do tu kushtohet vëmendje të veçante.

Stoltenberg shtoi se për herë të parë, Kina paraqet një rrezik në Samit, sidomos kohët e fundit kur ka zgjeruar dhe arsenalin e armëve e bashkëpunimin me Rusinë.

“Kemi marrë mbështetjen nga Biden për t’u bashkuar në këtë organizatë. Që të luftojmë kundër regjimeve totalitare duhet bashkëpunim i fortë mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian. Do të ketë strategji të reja për mbajtjen në kontroll të armëve. Presim solidaritet nga Gjeorgjia dhe Ukraina dhe shprehim vullnetin për t’u bërë sa më shpejt pjesë e aleancës. Shohim mundësinë për të angazhuar politika të reja për kontrollin e armëve dhe klimatike. Ne duhet të bashkëpunojmë që të ruajmë politikat tona të sigurisë. Kërcënim paraqet Kina që në kohët e fundit po zgjeron arsenalin e armëve dhe përbën kërcim dhe fakti që po zgjeron bashkëpunimin dhe me Rusinë. Liderët e NATO i bëjnë thirrje Kinës që të respektojë të gjitha marëveshjet ndërkombëtare qoftë në përdorimin e armatimeve, ekspolimet hapsionore apo ato kibernetike,”- tha ai ndër të tjera. 

LAJM KRYESOR:Mbahet Samiti i NATO-s, Stoltenberg: SHBA-BE duhet të bashkëpunojnë fort për të luftuar Kinën e Rusinë, Rama takon Mitsotakis, pritet përballja Turqi-Greqi (Zhvillimet)

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota jens stoltenberg samiti i nato-s jens stoltenberg samiti i nato-s

Sondazh

Poll

Bota 14 Qershor 2021, 14:12

KOSOVË– Një 46-vjeçare e identifikuar Bukurije Hasan Neziraj është zhdukur pa gjurmë dhe ka humbur kontaktet me familjen e saj prej tre ditësh...