Bota

Makina ‘Ford Escort’ e Lady Dianës del në ankand, klasikja e viteve 80′ pritet të arrijë vlerën 40 mijë euro

14 Qershor 2021, 14:16 Nga DOSJA
Makina ‘Ford Escort’ e Lady Dianës del në ankand, klasikja

BRITANI- Makina e llojit ‘Ford Escort’, e Lady Diana, Princeshës së ndjerë të Uellsit, është gati të dalë në ankand . Mediat e huaja raportojnë se makina pritet të dalë në ankand me një vlerë fillestare prej 30 dhe 40 mijë euro.

Makina iu dhurua Princeshë Dianës nga Princi Charles në maj 1981, dy muaj para dasmës së tyre dhe u përdor nga Princesha për udhëtimet zyrtare.

E veçanta e kësaj makine është periudha në të cilën Diana e përdori. Ajo simbolizon kohën më të lumtur të marrëdhënies së saj me Princin e Uellsit.

Makina sipas shtëpisë së ankandit ka bërë 83,000 milje dhe mban akoma targën origjinale. Një tjetër nga makinat e saj, një ‘Audi 80 Cabriolet’ i vitit 1994, u shit për 58,000 euro në ankand vitin e kaluar.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota ford escort lady dianës princi charles ford escort lady dianës princi charles

Sondazh

Poll

Bota 14 Qershor 2021, 14:12

KOSOVË– Një 46-vjeçare e identifikuar Bukurije Hasan Neziraj është zhdukur pa gjurmë dhe ka humbur kontaktet me familjen e saj prej tre ditësh...