Bota

U shkarkua Valdete Daka, në krye të KQZ-së në Kosovë emërohet Kreshnik Radoniqi

14 Qershor 2021, 14:31 Nga DOSJA
U shkarkua Valdete Daka, në krye të KQZ-së në Kosovë

KOSOVË– Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka emëruar gjyqtarin e Gjykatës së Apelit, Kreshnik Radoniqi si kryesues të ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pas shkarkimit të Valdete Dakës.

Njoftimi i Presidencës:

Kreshnik Radoniqi është gjyqtar në Departamentin Special të Gjykatës së Apelit. Gjyqtari Radoniqi, në vitin 2006 ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ndërsa në vitin 2013 ka përfunduar studimet master në SHBA. Provimin e jurisprudencës e përfundoi me 2007.

Radoniqi cilësohet si gjyqtar me kredibilitet të lartë profesional dhe paanshmëri në vendim-marrje. Emërimi i gjyqtarit z. Kreshnik Radoniqi si kryesues i ri i KQZ do të siguroj që integritet i KQZ nuk dëmtohet më tutje si dhe do të mundësoj mbarëvajtjen e organizimit të zgjedhjeve lokale të bazuar në gjithëpërfshirjen e votuesve në ditën e zgjedhjeve brenda dhe jashtë Republikës së Kosovës.

Presidentja Osmani i ka uruar punë të mbarë z. Radoniqi, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së integritetit të KQZ-së dhe funksionimit të tij në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet për zgjedhje”.

Më herët, presidentja Vjosa Osmani dha vendimin e shkarkimit nga detyra të Valdete Dakës, pasi sipas saj, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duhet të jetë i pavaraur dhe jo të mbajë anë politike. 

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora kreshnik radoniqi vjosa osmani vladete daka kreshnik radoniqi vjosa osmani vladete daka

Sondazh

Poll

Bota 14 Qershor 2021, 14:12

KOSOVË– Një 46-vjeçare e identifikuar Bukurije Hasan Neziraj është zhdukur pa gjurmë dhe ka humbur kontaktet me familjen e saj prej tre ditësh...