Bota

Dialogu Kosovë-Serbi, Kurti niset drejt Brukselit, zëdhënësi i kryeministrit: Është thjesht parapërgatitje për axhendën

14 Qershor 2021, 13:47 Nga DOSJA
Dialogu Kosovë-Serbi, Kurti niset drejt Brukselit, zëdhënësi

KOSOVË– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është nisur drejt Brukselit ku do të zhvillojë takimin e paralajmëruar me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Kurti shoqërohet nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, me të cilin, do të ulet nesër në një tavolinë me Vuçiç.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu. Mediat e Kosovës shkruajnë se sipas Kryeziut, në këtë takim mes Kurtit e Vuçiç nuk do të bisedohet në lidhje me avancimin e dialogut por për axhendën e tij.

“Siç kemi thënë në vazhdimësi, takimi i nesërm nuk është takim i dialogut, por takim për dialogun, për dialogun e ardhshëm. Aty kryeministri Kurti do të paraqesë vizionin dhe qëndrimet tij dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për të, e i cili duhet të jetë parimor dhe i drejtë, në shërbim të popujve të dy vendeve dhe i shkëputur nga ai i kaluari. Pra nga takimi synohet dakordim rreth kapitullit të ardhshëm të dialogut dhe agjendës së tij, pas diskutimeve shterruese të ditës së premte në Kuvendin e Republikës së Kosovës për dialogun e mëparshëm dhe dëmet e shkaktuar nga ai,”– është shprehur Kryeziu.

Bisedimet në Bruksel që do të zhvillohen me  15 qershor ku në dialog do te jenë të pranishëm Aleksandër Vuçiç dhe Albin Kurti si edhe përfaqësues të tjerë të dy vendeve. Takimi është planifikuar të fillojë rreth orës 8:30 të mëngjesit dhe pritet që të përfundojë në orën 12:30.

Ndërmjetësuesi në takim do të jetë shefi i diplomacisë së Bashkimit Europian, Joseph Borell, me ndihmën e të dërguarit special, Miroslav Lajçak. Në këtë takim pritet të diskutohet formimi i Asosacionit të komunave serbe në Kosovë, krimet e luftës, njohja e Kosovës, si dhe fatin e të zhdukurve gjatë luftës.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albin kurti aleksander vucic dialogu kosove-serbi albin kurti aleksander vucic dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll