Bota

Çfarë diskutoi Erdogan me Boris Johnson në samitin e NATO-s, bashkëpunimi midis dy vendeve pritet të thellohet në tregti d

14 Qershor 2021, 13:47 Nga DOSJA
Çfarë diskutoi Erdogan me Boris Johnson në samitin e NATO-s,

BRUKSEL-Kryeminstri britanik Boris Johnson dhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan diskutuan ditën e sotme gjatë takimit në samitin e NATO-s për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin midis dy vendeve si dhe tregtinë.

Sipas CNN, ata biseduan mbi luftën kundër koronavirusit dhe shpërndarjen e vaksinave në vendet e tyre si dhe ranë dakord mbi rëndësinë e bashkëpunimit nga të dyja palët për të mposhtur luftën kundër Covid si dhe çfarë është më e rëndësishmja për të nisur një bashkëpunim të ri midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Turqisë duke thelluar akoma më shumë tregtinë dhe mbrojtjen.

Johnson  mirëpriti de-përshkallëzimin e tensioneve në Mesdheun Lindor dhe theksoi rëndësinë e arritjes së një zgjidhje në Qipro përmes procesit të udhëhequr nga KB.  Ata diskutuan gjithashtu një sërë çështjesh të tjera të politikës së jashtme duke përfshirë Sirinë, Libinë dhe Afganistanin.

LAJM KRYESOR:Mbahet Samiti i NATO-s, Stoltenberg: SHBA-BE duhet të bashkëpunojnë fort për të luftuar Kinën e Rusinë, Rama takon Mitsotakis, pritet përballja Turqi-Greqi (Zhvillimet)

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota boris johnson rexhep tajip erdogan samiti nato boris johnson rexhep tajip erdogan samiti nato

Sondazh

Poll