Bota

Mitsotakis futet në takimin me Erdogan me mesazhe të qarta: Të menaxhohen mosmarrëveshjet dhe të ‘shuhen’ provokimet

14 Qershor 2021, 15:07 Nga DOSJA
Mitsotakis futet në takimin me Erdogan me mesazhe të qarta: Të

BRUKSEL– Disa orë para takimit me Presidentin Turk, kryeministri grek, Mitsotakisi dërgoi një mesazh të qartë Ankarasë lidhur me me marrëdhëniet Greqi-Turqi brenda NATO-s. Kyriakos Mitsotakis theksoi se konflikti me Turqinë duhet të zgjidhet me hapa të shpejtë dhe të shuhen provokimet.

Ajo që po ndodh në Mesdheun Lindor kundër Greqisë, kundër Qipros, ka gjithashtu implikime në marrëdhëniet midis Turqisë dhe Bashkimit Evropian. Dhe besoj se ky mesazh u dërgua shumë, qartë nga Këshilli Evropian në konkluzionet e tij përfundimtare. Ne duhet të gjejmë një mënyrë për të menaxhuar mosmarrëveshjet tona pa përdorur shkallëzimin e tensioneve dhe shmangien e asaj që ndodhi verën e kaluar. Dhe unë besoj se për ta bërë këtë, ne duhet të biem dakord mbi një kornizë të përbashkët. Dhe kjo kornizë duhet të jetë respektimi i asaj që parashikohet nga e drejta ndërkombëtare. Dhe, sigurisht, marrëdhëniet e fqinjësisë së mire”, tha kryeministri grek.

Lajmi Kryesor: Takimi Mitsotaki-Erdogan/ Greqia me mesazhe të qarta: Të menaxhohen mosmarrëveshjet dhe të ‘shuhen’ provokimet

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota kyriakos mitsotakis rexhep tajip erdoan kyriakos mitsotakis rexhep tajip erdoan

Sondazh

Poll

Bota 14 Qershor 2021, 14:12

KOSOVË– Një 46-vjeçare e identifikuar Bukurije Hasan Neziraj është zhdukur pa gjurmë dhe ka humbur kontaktet me familjen e saj prej tre ditësh...