Bota

Kamerat kapin momentin e ‘sikletshëm’ gjatë samitit të NATO-s, Erdogan duket sikur i puth dorën Joe Biden

14 Qershor 2021, 14:20 Nga DOSJA
Kamerat kapin momentin e ‘sikletshëm’ gjatë samitit

BRUKSEL- Presidenti i Turqisë Erdogan gjatë samitit të NATO-s u takua me presidentin e SHBA-ve Joe Biden dhe ajo çfarë ra në sy gjatë takimit të tyre ishte mënyra e tyre e përshëndetjes.

Kamerat kanë fotografuar një moment kur Erdogan dhe Biden tokin grushtat me njëri tjetrin pasi shtrëngimi i duarve është i ndaluar në këtë kohë pandemie dhe në një moment duket sikur Erdogan ishte duke iu afruar Biden për ti puthur dorën, por nuk ishte ashtu. Ai po ngrihej dhe kamerat e ‘kapën’ në një pozicion që dukej sikur po i afrohej dorës së presidentit amerikan.

Biden dhe Erdogan do të kenë takimin e tyre të parë pas inaugurimit të presidentit të ri të SHBA, pas përfundimit të samitit – dhe pasi Erdogan do të jetë takuar me Kryeministrin Kyriakos Mitsotakis. Erdogan ka njoftuar se do të ngrejë çështjen e njohjes nga SHBA të gjenocidit armen me Presidentin Biden.

LAJMI KRYESOR:Mbahet sot samiti i NATO-s, priten qëndrime të ashpra ndaj Rusisë dhe Kinës, për herë të parë ndryshimi i klimës do të jetë përparësi e sigurisë

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota erdogan joe biden samiti i nato-s erdogan joe biden samiti i nato-s

Sondazh

Poll

Bota 14 Qershor 2021, 14:12

KOSOVË– Një 46-vjeçare e identifikuar Bukurije Hasan Neziraj është zhdukur pa gjurmë dhe ka humbur kontaktet me familjen e saj prej tre ditësh...