Bota

Takimi Mitsotakis-Erdogan/ Thyhet ‘akulli’, zgjidhet konflikti i vitit 2020! Greqia me mesazhe të qarta: Të menaxhohen mos

14 Qershor 2021, 14:54 Nga DOSJA
Takimi Mitsotakis-Erdogan/ Thyhet ‘akulli’, zgjidhet konflikti i

BRUKSEL– Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis dhe presidenti i Turqisë,  Rexhep Tajip Erdogan mbajën pasditen e sotme një takim në Bruksel gjatë Smitit të NATO-s  i cili zgjati rreth dy orë.

Në foksus të takimit të dy liderëve ishin mosmarrëveshjet që i shoqërojnë të dyja vendet prej kohësh, si dhe marrëdhëniet Greqi-Turqi brenda NATO-s. Mitsotakis dhe Erdogan u shprehën të hapur për zgjidhjen e konflikteve, sidomos për çështjen detare. Në përfundim të takimit të tyre, mediat greke raportuan se tashmë është thyer akulli mes dy vendeve, dhe janë lënë pas krahëve tensionet, sidomos ato të vitit 2020. Dy liderët u pajtuan pas tensionit që kapën kulmin në muajin gusht 2020, në kohën kur Turqia dërgoi anijen eksploruese Oruç Reis në Mesdhe, në ujëra që grekët thonë se janë të tyre.

Në takimin me presidentin Turk, Mitsotakis hyri me mesazhe të qarta ndaj Ankarasë lidhur me me marrëdhëniet Greqi-Turqi brenda NATO-s. Qëllimi i palës greke ishte rrija e një klime besimi dhe mirëkuptimi me shtetin fqinjë, e cila do të çojë në përmirësimin e marrëdhënieve greko-turke. Kyriakos Mitsotakis theksoi se mënyra e vetme për të patur një afrim kuptimplotë me Ankaranë është t’i japë fund provokimeve, lëvizjeve të paligjshme dhe retorikës agresive, duke theksuar se e vetmja çështje e diskutuar midis dy vendeve është përcaktimi i detit.

Në përfundim të takimit, dy udhëheqësit diskutuan lidhur me ndërtimit të një centrali bërthamor në rajonin sizmik të Akougiou, një çështje që tashmë është ngritur nga Nikos Dendias te homologu i tij turk.

(e.k;kle.mu/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota kyriakos mitsotakis rexhep tajip erdogan kyriakos mitsotakis rexhep tajip erdogan

Sondazh

Poll

Bota 14 Qershor 2021, 14:12

KOSOVË– Një 46-vjeçare e identifikuar Bukurije Hasan Neziraj është zhdukur pa gjurmë dhe ka humbur kontaktet me familjen e saj prej tre ditësh...