Bota

Komiteti i vaksinimit në Greqi rekomandon: Të ndërpritet vaksinimi me AstraZeneca për personat nën 60 vjeç

14 Qershor 2021, 14:19 Nga DOSJA
Komiteti i vaksinimit në Greqi rekomandon: Të ndërpritet

GREQI– Komiteti i vaksinimit në Greqi ka rekomanduar autoritetet për të ndaluar vaksinimet me Astrazeneca për personat nën 60 vjeç.

Sipas Protothema.gr, vendimi që ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, por pritet një lajmërim pasditen e sotme nga Ministria e Shëndetësisë.

Aktualisht, në Greqi kjo vaksinë iu bëhet personave mbi 30 vjeç. Në konferencën e sotme të Ministrisë pritet të sqarohet edhe se çfarë do të ndodhë me ata persona nën 60 vjeç të cilët kanë marrë dozën e parë të vaksinës Astrazenca dhe janë duke pritur për të dytën.

Ky rekomandim për qytetarët nën moshën 60 vjeç që të vaksinohen me ndonjë nga tre vaksinat e tjera të miratuara vjen për shkak të lehtësimit të situatës epidemiologjie në vend. Në rast se situata do të përkeqësohet, rekomandimi do të ndryshojë.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni vaksinimi ne greqi vaksinimi ne greqi

Sondazh

Poll

Bota 14 Qershor 2021, 14:12

KOSOVË– Një 46-vjeçare e identifikuar Bukurije Hasan Neziraj është zhdukur pa gjurmë dhe ka humbur kontaktet me familjen e saj prej tre ditësh...