Bota

Shkarkohet nga detyra kryetarja e KQZ-së Valdete Daka, Vjosa Osmani: Kreu i komisionit duhet të jetë i pavarur

14 Qershor 2021, 13:46 Nga DOSJA

KOSOVË– Kryetarja e KQZ-së në Kosovë, Valdete Daka është shkarkuar nga detyra. Vendimi është  dhënë sot nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Në arsyetimin e Presidentes Vjosa Osmani,  thuhet se kryesuesi i KQZ-së duhet të jetë i pavarur. 

Znj. Valdete Daka i ndërpritet mandati si Kryesuese e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës. 2. Vendimi hyn në fuqi në datën e nënshkrimit”, thuhet në vendim. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është organ kushtetues dhe i pavarur, i cili drejton dhe i veritikon të gjitha veprimet që kanë bëjnë me procesin e zgjedhjeve dhe gjithashtu i shpall rezultatet e tyre. Zgjedhjet si elementi më rëndësishëm i demokracisë, sidomos asaj përfaqësuese, janë të një rëndësie të veçantë për secilin shtet. Ndërmarrja e veprimeve relevante në lidhje me zgjedhjet, përfshirë organizimin dhe mbarëvajtjen e tyre nënkupton edhe obligimin themelor të KQZ-së si organ menaxhues i zgjedhjeve. Kriteri i të qenit organ i pavarur duhet të sigurihet nga të gjitha institucionet relevante dhe duhet të menaxhohet nga brenda nga Kryesuesi së bashku me anëtarët e KQZ-së”, thuhet ndër të tjera në vendim.

Shkarkimi i Valdete Dakës u kërkua më herët nga presidentja Vjosa Osmani. Daka u sulmua në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit nga partitë politike, ku Vetëvendosja, e quajti ‘militante partiake’ dhe të një anshme. Përfaqësues të saj në KQZ, në çdo konferencë të këtij institucioni të zgjedhjeve, akuzonin Dakën për përfshirje në politikë.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora shkarkohet valdete daka vjosa osmani shkarkohet valdete daka vjosa osmani

Sondazh

Poll