Bota

Del BILANCI i Kosovës: Asnjë viktimë nga Covid-19, shënohen vetëm 5 raste të reja

14 Qershor 2021, 13:44 Nga DOSJA
Del BILANCI i Kosovës: Asnjë viktimë nga Covid-19, shënohen

KOSOVË– Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit të Covid-19 në vend. Mësohet se sipas bilancit, në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë viktimë në Kosovë dhe janë identifikuar vetëm pesë raste të reja.

 Në 24 orët e fundit janë vaksinuar 1 mijë e 117 persona. Sot janë shëruar 94 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104 mijë e 988. Në total numri i rasteve aktive është 345.

Njoftimi i MSH-së:

14 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.117 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 99.394 doza të vaksinës.

Deri më sot 9.640 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.977 testime, 5 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 94 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.988. Në total numri i rasteve aktive është 345.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll