Bota

Samiti i NATO-s, Rama takon Mitsotakis: Të përshpejtohen procedurat për caktimin e kufijve detarë. Kryeministri grek kërkon

14 Qershor 2021, 13:23 Nga DOSJA
Samiti i NATO-s, Rama takon Mitsotakis: Të përshpejtohen procedurat

BRUKSEL– Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis, ndërkohë që ndodhen në Bruksel për Samitin e NATO-s. Mediat greke shkruajnë se në fokus të bisedës së tyre ka qenë diskutimi për zgjerimin e Greqisë me 12 milje në Jon.

Të dy liderët kanë rënë dakort që duhen përshpejtuar procedurat për marrjen e venditmit për ndarjen e kufijve detarë Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Kryeministri Edi Rama ka falenderuar Mitsotakis për dhurimin e 20 mijë dozave vaksina anti-Cpvid që mbërritën sot në Shqipëri.

Kyriakos Mitsotakis ka kërkuar vëmendje më të madhe për Pakicën Kombëtare Grekenë Shqipëri si dhe për përparimin e Shqipërisë në fushat e të drejtave të njeriut e sundimit të ligjit. Mitsotakis ka përgëzuar kryeministrin Rama për zgjedhjen e Shqipërisë si një anëtare të përkohshme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në dy vitet 2022-2023.

LAJMI KRYESOR: VIDEO-LIVE/Mbahet sot samiti i NATO-s, priten qëndrime të ashpra ndaj Rusisë dhe Kinës, për herë të parë ndryshimi i klimës do të jetë përparësi e sigurisë

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota edi rama kyriakos mitsotakis edi rama kyriakos mitsotakis

Sondazh

Poll