Bota

Këshilltari i presidentit Erdogan ‘kërcënon’ grekët: Do të mbyteni si në vitin 1992

14 Qershor 2021, 13:10 Nga DOSJA
Këshilltari i presidentit Erdogan ‘kërcënon’

TURQI– Mesut Haki Jasin, një këshilltar i Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan për politikën e jashtme, ka dhënë deklarata nxitëse kundër Greqisë.

Mediat greke  shkruajnë  se ai i kërcënoi Grekët se ata do të “mbyten” përsëri, si në 1922 në Izmir, teksa foli për CNN Turk.

Ashtu si Mustafa Kemal Ataturk ishte i durueshëm dhe më në fund dha urdhrin për zjarr kundër Grekëve në 26 Gusht 1922. “Allah Allah” dhe Grekët papritmas u gjendën të shtyrë përsëri në Izmir. Të gjithë u mbytën në det. Ata nuk duhet ta harrojnë këtë. Grekët e quajnë këtë katastrofë të shekullit. Nuk mund të më rrahni përsëri. Pse po vini tek unë me motivacionin amerikan? “Nëse nuk mësoni nga historia, ne do t’ju mësojmë përsëri,” tha Jassin.

Kjo deklaratë është provokuese nga ana e Turqisë, ndërsa ende nuk ka një reagim nga Greqia.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni mesut haki jasin mesut haki jasin

Sondazh

Poll