Aktualitet

Tronditet Saranda! Vritet me armë zjarri pranë shtëpisë biznesmeni Gramoz Mema, ngjarja u filmua nga kamerat e një hoteli

6 Qershor 2021, 20:37 Nga DOSJA
Tronditet Saranda! Vritet me armë zjarri pranë shtëpisë

SARANDË– Tronditet Ksamili! Biznesmeni Gramoz Mema është qëlluar me armë zjarri pranë banesës së tij dhe ka ndërruar jetë teksa ishte pranë rrugës për në spital. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:45 të mbrëmjes së kaluar, pikërisht në momentin kur Mema po kthehej në shtëpi. Dosja.al ka mësuar se atentatorët kanë qenë katër persona. Me një makinë ata janë vendosur pranë shtëpisë së Memës, të cilin e kanë pritur me orë të tëra që të kthehej.

Sapo Mema është afruar, ka zbritur nga makina e tij, mjeti i atentatorëve ka ecur mbrapsht dhe është afruar pranë biznesmenit. Njëri prej tyre ka zbritur nga mjeti e ka qëlluar Memën në derën e shtëpisë dhe më pas është larguar. Biznesmeni është pikasur një orë më vonë pasi vrasja u krye me një pistoletë me silenciator duke mos shkaktuar zhurmë. Më pas autorët janë larguar në drejtim të paditur.

Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë makinë të djegur, siç ndodh gjithmonë, por nuk përjashtohet mundësia që autorët ta kenë zhdukur në det apo dhe në Butrint. Vrasja është filmuar nga kamerat e sigurisë së hotelit që ndodhet përballë shtëpisë së Memës. Mema u dërguar në spital, por rrugës humbi jetën.

Fqinjët kanë treguar se ai ishte një njeri i qetë që jetonte me të ëmën dhe nuk kishte probleme. Gramoz Mema ishte pronari i një lokali të marrë me qira në Ksamil. Përveç jetës që kishte bërë në Greqi, Mema kishte punuar dhe në Angli për shumë vite, ku kishte qenë emigrant. 40-vjeçari ishte nga Tepelena dhe jetonte në Ksamil, ndërsa nuk dihet nëse ka pasur precendetë penalë të mëparshëm. Ai jetonte mes Tiranës dhe Ksamilit. 

(k.m;f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet gramoz memaj sarande vritet gramoz memaj gramoz memaj sarande vritet gramoz memaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Qershor 2021, 08:30

Sherr në Astir, plagoset me thikë 37-vjeçari

TIRANË– Një 37-vjeçar me inicialet F.D., banues në zonën e Astirit është plagosur me thikë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një sherri për m...