Aktualitet

Droga e Hasit/ Altin Avdyli kërkon përjashtimin e Saida Dollanit nga hetimi i çështjes: S’më ka njohur dy avokatët, bër

7 Qershor 2021, 07:35 Nga DOSJA
Droga e Hasit/ Altin Avdyli kërkon përjashtimin e Saida Dollanit nga

TIRANË– Altin Avdyli ka kallëzuar penalisht Kryetaren e Apelit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Saida Dollani. Në kallëzimin e depozituar në Prokurorinë e Durrësit, Avdyli, përmes avokatit të tij Renald Meka, pretendon se Dollani ka shpërdoruar detyrën. Sipas Avdylit, Dollani ka qëndruar me forcë si relatore në çështjen e tij, duke mos dhënë dorëheqjen. 

Pjesë nga relatimi i avokatit të Altin Avdylit:

Altin Avdyli ka ushtruar kallëzim në Prokurorinë e Rrethit shprehet se Relatoria e çështjes ka shpërdoruar hapur detyrën duke qendruar me “forcë” në çështjen e tij dhe duke mos dhënë dorëheqjen ndonëse ka dhënë vendim më datën 03 Qershor 2021 për një pjesë të dosjes 339, duke shperdoruar hapur detyren e shenjte te dhenies drejtesi dhe duke paragjykuar ceshtjen qe ne krye te heres!

Gjithashtu pjesë e kallëzimit jane edhe veprimet arbitrare të relatores znj. Dollani ndaj tij, që pavarësisht se kishte dy avokatë ne sallën e gjykimit, duke mos dhënë asnje shpjegim nuk i ka legjitimuar ata dhe duke vazhduar me avokat kryesisht, “sa per sy dhe faqe” per te qene ne rregull procedurialisht dhe per te formalizuar nje vendim te paracaktuar me heret!

Kjo gjyqtare ne emer te ligjit procedurial, kryen paligjshmerite, ku me arrogancen ballkanike shkel te drejtat me themelore te te pandehurve.

Altin Avdyli është vënë në pranga për laboratorin e drogës në Has. Për të, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 6.8 vite burg. Në total, SPAK ka kërkuar 147 vite burg për 17 të pandehur. Më herët Altin Avdyli ka kërkuar edhe përjashtimin e gjyqtares Daniela Shirka. Në kërkesën e tij dhe avokatit të tij, Avdyli shprehej ndër të tjera se gjyqtarja në fjalë ka dhënë vendim për një pjesë të dosjes “339/3” ndaj nuk mund të gjykojë çështjen në fjalë “339/2”.

(f.m;f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet altin avdyli kallezon saida dollanin altin avdyli kallezon saida dollanin

Sondazh

Poll