Aktualitet

Çaktivizoi alarmin e sigurisë në firmën ku punonte dhe nuk raportoi vjedhjen, bie në pranga roja në Tiranë

7 Qershor 2021, 08:20 Nga DOSJA
Çaktivizoi alarmin e sigurisë në firmën ku punonte dhe nuk

TIRANË– Roja i një firme sigurimi ka rënë në prangat e policisë, pasi ka shpërdoruar detyrën. Policia bën me dijse se 58-vjeçari N.A., është arrestuar pasi dy ditë më parë, në Kodër Mëzez, ka çaktivizuar alarmin e sigurisë në firmën ku punonte si roje sigurie dhe nuk ka raportuar për një vjedhje të një shume parash të kryer nga persona ende të paidentifikuar në ambientet e firmës. Ndërkohë, policia po punon për kapjen e autorëve.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. A., 58 vjeç, me detyrë punonjës i SHPSF, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi më datë 05.06.2021, në Kodër Mëzez, ka çaktivizuar alarmin e sigurisë në firmën ku punonte si roje sigurie dhe nuk ka raportuar për një vjedhje të një shume parash të kryer nga persona ende të paidentifikuar në ambientet e firmës. Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve të vjedhjes.    

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet roja i sigurise roja caktivizon alarmin e firmes arrestohet roja i sigurise roja caktivizon alarmin e firmes

Sondazh

Poll