Aktualitet

Parcelë me drogë në Tiranë! Arrestohen personat që kultivuan kanabisin, mes tyre një efektiv policie (DETAJE)

7 Qershor 2021, 08:07 Nga DOSJA
Parcelë me drogë në Tiranë! Arrestohen personat që

TIRANË– Tre persona kanë rënë në pranga dhe katër të tjerë janë shpallur në kërkim nga policia, pasi është zbuluar një parcelë me kanabis në zonën e Zall Herrit në Tiranë, në fshatin Dritas.

Në mesin e personave të arrestuar është dhe një punonjës policie, E.G., 27-vjeç, i cili është arrestuar me ndihmën e SHÇBA-së.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve A. G., 68 vjeç, M. G., 53 vjeç dhe E. G., 27 vjeç (punonjës policie), u referuan materialet për shtetasit L. G., 51 vjeçe, S. G., 67 vjeçe dhe K. G., 54 vjeçe, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit F. G., A. G., A. G dhe B. G., pasi në vendin e quajtur Dritas, lagjja Parroce, në sipërfaqet e tokave në pronësi të tyre, u konstatuan bimë të dyshuara narkotike kanabis. E. G. dyshohet se ka shpërdoruar detyrën. Veprimet procedurale u kryhen në bashkëpunim me SHÇBA-në.

(Kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet parcele me droge ne tirane parcele me droge ne tirane

Sondazh

Poll