Aktualitet

Vizita e Konjufcës në Shqipëri, takimet me Metën, Ruçin dhe Bashën: Kosova duhet të ruaj avantazhin në dialogun me Serbi

7 Qershor 2021, 08:02 Nga DOSJA
Vizita e Konjufcës në Shqipëri, takimet me Metën,

TIRANË– Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka bërë ditën e sotme vizitën e tij të parë zyrtare jashtë Kosovës në Shqipërinë. Ai është takuar me homologun e tij Gramoz Ruçi, me të cilin ka mbajtur edhe një deklaratë për shtyp.

Ruçi në fjalën e tij u shpreh se Kosova në dialogun me Serbinë duhet që të ruaj avantazhin e saj, si dhe theksoi se BE-ja është e vetmja rrugë për ardhmërinë e Kosovës dhe Serbisë. Ai më tej shtoi se Serbia ka kryer krime lufte në Kosovë dhe se duhet të përgjigjet për ato krime. Nga ana tjetër, Konjufca në fjalën e tij përshëndetëse falenderoi Shqipërinë për kontributin që ka dhënë për Kosovën, si me luftën kundër Covid-19, edhe me çështje të tjera. Konjufca në fund të fjalës së tij ka ftuar homologun Ruçi për të vizituar Kosovën.

Pas Ruçit, Konjufca u takua me Presidentin Ilir Meta, me të cilin diskutuan për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në të gjitha fushat, ecurinë e proceseve integruese drejt Bashkimit Europian. Presidenti Meta u shpreh se Shqipëria mbështet dialogun Kosovë-Serbi, për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre, si dhe theksoi domosdoshmërinë, që marrëveshjet e arritura deri tani mos të mbesin vetëm në letër. Në takim gjithashtu u diskutuan rëndësia e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës nga BE, si dhe për bashkëpunimet turistike mes dy vendeve.

Takimi i fundit në axhendën e Konjufcës ishte me Kryedemokratin Lulzim Basha. Kryedemokrati në fjalën e tij ka siguruar Konjufcën për mbështetjen e PD-së për të gjitha sfidat që po përballet Kosova dhe institucionet e saj, ndërkohë që ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në Institcionet ndërkombëtare dhe mbyllja me sukses e dialogut me Serbinë, janë prioritete të PD. Ndërsa Konjufca u shpreh se me Bashën, patën një takim të frytshëm, në të cilin diskutuan temat aktuale të dy vendeve. Ai gjithashtu tha se fati i Kosovës dhe Shqipërisë është i përbashkët, dhe se u gëzua shumë për qendrimet e PD-së, në lidhje me Kosovën, si dhe me dialogun me Serbinë. Konjufca në fjalën e tij, gjithashtu ftoi Bashën për një vizitë në Kosovë.

(I.A;e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet glauk konjufca gramoz ruci ilir meta konjufca vizite zyrtare ne shqiperi lulzim basha glauk konjufca gramoz ruci ilir meta konjufca vizite zyrtare ne shqiperi lulzim basha

Sondazh

Poll