Aktualitet

Sherr në Astir, plagoset me thikë 37-vjeçari

7 Qershor 2021, 08:30 Nga DOSJA
Sherr në Astir, plagoset me thikë 37-vjeçari

TIRANË– Një 37-vjeçar me inicialet F.D., banues në zonën e Astirit është plagosur me thikë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një sherri për motive të dobëta paraditen e sotme. 

Mësohet se pas një sherri për motivet e dobëta, një person, ende i paidentifikuar ka qëlluar me thikë 37-vjeçarin. I plagosuri është dërguar në spital, ku po merr mjekimin e nevojshëm dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 07.06.2021, në Astir, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta persona ende të paidentifikuar kanë goditur me një mjet prerës shtetasin F. D., rreth 37 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet astir plagoset 37-vjecari ne astir astir plagoset 37-vjecari ne astir

Sondazh

Poll