Aktualitet

Protesta kundër ndërtimit të ujësjellësit në ujëvarën e Sinecit, TENSIONOHET situata, banorët përplasen me policinë,

7 Qershor 2021, 07:38 Nga DOSJA
Protesta kundër ndërtimit të ujësjellësit në

KUÇOVË– Ditën e sotme ka pasur një tjetër përplasje me protestuesit për mbrojtjen e zonës së Sinecit kundër ndërtimit të ujësjellësit dhe policisë bashkiake, e cila ka ndërhyrë për t’i shpërndarë.

Mësohet se këta të fundit ditën e sotme kanë shoqëruar në polici disa prej banorëve, të cilët bllokuan rrugën   për të penguar mjetet e firmës kontraktuese që të vijojnë punën për ndërtimin e ujësjellësit, ndërkohë që janë shtuar forca të shumta policore në vend. Mes policisë dhe protestuesëve ka pasur debate dhe përplasje, ndërsa disa prej tyre ka shfaqur shenja të humbjes së ndjenjave dhe është thirrur ambulanca.


Së fundmi banorët e fshatit Lumas kanë hedhur në gjyq Bashkinë e Kuçovës për të ndaluar projektin për shfrytëzimin e burimit ët Sinecit. Ata kanë firmosur një padi-civile, duke kërkuar nga gjykata Administrative në Vlorë, që të deklarojë pavlefshmërinë absolute të vendimit për lejimin e ndërtimeve të ujësjellësit, në kanionin e Lumit Sinec.

Banorët e fshatit Lumas kanë kundërshtuar që prej 20 ditësh projektin për ndërtimin e ujësjellësit në ujëvarën e Sindecit, ndërsa ka pasur përplasje të herëpashershme me policinë. Nga ana e saj, Bashkia pretendon se projekti është i ligjshëm dhe do të ndërtohet pasi nuk është pronë e banorëve.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet banoret hedhi ne gjyq bashkine e kucoves protesta ne sinec banoret hedhi ne gjyq bashkine e kucoves protesta ne sinec

Sondazh

Poll