Aktualitet

“Çfarë kam bërë”, gruaja përlotet para policisë në Ksamil, efektivi: Mos e zgjat shumë me mua po shko futu brenda

7 Qershor 2021, 08:12 Nga DOSJA
“Çfarë kam bërë”, gruaja përlotet para

KSAMIL– Pronarët e objekteve të cilat janë vënë sot nën ‘shenjestrën’ e IMT-së, janë përplasur ditën e sotme me efektivët e policisë.

Një pronare e një biznesi në Ksamil, të cilës do t’i prishet ndërtesa ka debatuar me një efektiv policie. Në videon e publikuar nga Faxweb, ajo dëgjohet teksa kërkon shpjegim për arsyen e vendimit për prishjen e biznesit të saj.

Po më bëni shembull, përse? Më sollën një letër, çfarë kam bërë? Jemi në ndonjë kundërvajtje?”– u shpreh gruaja në Ksamil.

Ndërsa efektivi i policisë nuk i ka dhënë asnjë lloj shpjegimi, por ëhstë shprehur ndaj saj me fjalët: “Mos e zgjat shumë me mua po shko futu brenda.”

Aksioni ‘Bregdeti ynë’ nga IMT ka nisur ditën e sotme me dy prej zonave më turistike në vend, nga Velipoja në veri deri në skajin jugor të Ksamilit, duke vijuar më pas në drejtimet respektive me prishjen e objekteve zonë pas zone. Në zonën e Velipojës janë planifikuar të prishen rreth 15 objekte të tilla, ndërsa në Ksamil rreth 30.

(Kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksioni bregdeti yne aksioni i ikmt ne bregdet aksioni bregdeti yne aksioni i ikmt ne bregdet

Sondazh

Poll