Aktualitet

Vrasja e shqiptarit brenda “Porche”! Autori ende në arrati fsheh familjen e tij nga frika e hakmarrjes

7 Qershor 2021, 08:43 Nga DOSJA
Vrasja e shqiptarit brenda “Porche”! Autori ende në arrati

GJERMANI– Detaje të reja vazhdojnë të zbulohen nga vrasja e 30-vjeçarit Armin Neziri në Hanover të Gjermanisë nga Rinor.Z.

Sipas gazetës BILD, autori i vrasjes i cili ende ndodhet në arrati ka fshehur familjen e tij nga frika e hakmarrjes.

Ditën e djeshme avokati i tij Fritz Willig ka deklaruar se klienti i tij do të dorëzohet së shpejti në Polici.

Sipas avokatit të tij, Rinor Z. e njihte viktimën Armin Neziri, për të cilin BILD thotë se ka qenë i përfshirë në trafikim droge dhe prostitucion. Ndërsa sipas avokatit, klienti i tij ndjehej i kërcënuar nga Neziri, të cilin thuhet se e kishte raportuar më parë për një sherr ku Neziri kishte dhunuar Rinorin dhe i kishte thyer 4 dhëmbë. Viktima Armin Neziri, u qëllua me armë zjarri në kryqëzimin e rrugës teksa ndodhej brenda automjetit të tij “Porsche Cayenne.”

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet armin neziri fritz willig vritet shqiptari ne gjermani armin neziri fritz willig vritet shqiptari ne gjermani

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Qershor 2021, 08:30

Sherr në Astir, plagoset me thikë 37-vjeçari

TIRANË– Një 37-vjeçar me inicialet F.D., banues në zonën e Astirit është plagosur me thikë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një sherri për m...