Sport

DIREKT / Mbyllen në barazim 0-0 pjesa e parë në Cardiff, lojë e pëlqyeshme e Shqipërisë

5 Qershor 2021, 16:02 Nga DOSJA
DIREKT / Mbyllen në barazim 0-0 pjesa e parë në Cardiff,

UELLS – Duke nisur nga ora 18:00, në stadiumin “Cardiff City”, ka nisur miqësorja Uells-Shqipëri. Takimi ka nisur…

17’ – Sulmuesi Manaj, i vetëm në zonën uellsiane, në pozicion të prirë nga e djathta godet fort, por mbi portë, duke humbur nje rast të pastër shënimi

37’ – Brooks dhe Manaj ndëshkohen ne kartona të verdhë, pas një konflikti të pakuptimtë, paçka se uellsiani ishte shkaktar.

45’ – Kanë përfunduar në barazim, 0-0 pjesa e parë në miqësoren ndaj Uellsit. Ishin 45 minuta të mira për futbollistët tanë kuqezinj, të cilët e kontrolluan në përgjithësi lojën, ishin të qetë dhe të qartë në veprimet e tyre mbrojtëse.

Në aspektin sulmues ishin të kujdesshëm dhe nuk kaluan në aventurë, për të mos krijuar edhe boshllëqe prapa. Rasti i minutës së 17-të me Manajn, ishte një mundësi e mire dhe e vetme e kësaj pjese, që nuk u shfrytëzuar, ndërkohë që kuqezinjtë kanë kërkuar të kërcënojnë edhe nga goditjet e këndit, të favorizuar nga shtatlartësia e mbrojtësve të Kombëtares.

(Në përditësim…)

B.T (Dosja.al)

 

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport kuqezinjtë reja shqiperia uellsi kuqezinjtë reja shqiperia uellsi

Sondazh

Poll