Sport

54 milionë lekë të vjetra apo të reja?! Kaosi me shifrën e shitjes së emrit të Kategorisë Superiore

5 Qershor 2021, 12:58 Nga DOSJA
54 milionë lekë të vjetra apo të reja?! Kaosi me

TIRANE – Pasi dështoi vitin e shkuar ankandi i blerjes së emrit të Kategorisë Superiore, në tentativën e dytë është finalizua ky proces. Nga edicioni i ardhshëm kategoria më e lartë e futbollit shqiptar do të ketë një emër të sajin. Në një intervistë për Top Channel, sekretari i përgjithshëm i Ligës Profesioniste Dritan Kadia tregon më tepër rreth procedurave.

“U synuan kompani që të kishin një reputacion të mirë dhe që të kishin një xhiro të caktuar. U kontaktuan rreth 50 kompani, por në fund fare u selektuan 2 prej tyre që shfaqën më tepër interes. Mes tyre fitoi kompania Abissnet e cila ofroi 54 milion lekë të reja për 3 vite,” – tregon ai.

Ndërkohë u duk si një shifër e papërfillshme në pamje të parë dhe problematika e gjuhës monetare shqiptare me të reja dhe të vjetra, duket se ka shkaktuar kaos në momentin e parë tregon Kadia.

“Ishte dicka që u bë edhe si me humor, pasi kur mësuan shifrën prej 54 milionë lekësh në fillim menduan që ishin me lekë të vjetra dhe kjo shifër krijoi konfuzion duke dalë shumica kundra madje edhe duke na kritikuar, por më pas kur mësuan se shifra ishte me të reja, të gjithë ranë menjëherë dakort,” – shton ai.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll