Sport

Dëmtohet Matthijs de Ligt, Holanda në ankth për “Euro 2020”

5 Qershor 2021, 14:34 Nga DOSJA

HOLANDE – Shqetësim në kampin “portokalli” dhe trajnerin Frank De Bur. Mbrojtësi i Juventusit, Matthijs De Ligt, ka braktisur stërvitjen pas një dëmtimi në stërvitje, duke i trazuar ujërat në kombëtaren e Holandës.

Shkalla e dëmtimit të mbrojtësit të qendrës nuk dihet ende, por zërat se në ndeshjen e nesërme ndaj Gjeorgjisë sa vinë dhe forcohen. Vitin e shkuar, në qendrën e mbrojtjes holandeze, me dëmtimin e Virgil Van Dijk të Liverpool, u krijuar një boshllëk i cili ende nuk është mbyshur.

Edhe në stërvitjen e parë të javës, mbrojtësi bardhezi De Ligt është ankuar për probleme muskulore, duke alarmuar kombëtaren e Holandës në prag të “Euro 2020”, kompeticion që ngre siparin javën e ardhshme, më 11 qershor.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport euro 2020 matthijs de ligt trajnerin de boer virgil van dijk euro 2020 matthijs de ligt trajnerin de boer virgil van dijk

Sondazh

Poll