Sport

Miqësorja ndaj Uellsin: Ja si do të luajë Kombëtarja kuqezi në Cardiff

5 Qershor 2021, 09:50 Nga DOSJA
Miqësorja ndaj Uellsin: Ja si do të luajë Kombëtarja kuqezi

UELLS – Kombëtarja shqiptare do të luajë sot në orën 18:00 miqësoren me Uellsin dhe skuadra kuqezi ka zhvilluar edhe përgatitjet e fundit për këtë përballje. Trajneri Edi Reja e ka bërë gati formacionin që do të hedhë në fushën e lojës, diçka që ai e pohoi edhe në konferencën e tij për shtyp.

Si zakonisht skuadra jonë kombëtare do të zbresë në fushën e lojës me skemën 3-5-2 dhe pa Etrit Berishën. Portën e kuqezinjve, në sfidën me uellsianët do ta mbrojë Gentian Selmani. Mbrojtja, ashtu siç e tha edhe vetë Reja pasditen e së premtes, do të përbëhet nga Berat Gjimshiti, Marash Kumbulla dhe Ardian Ismajli.

Në mesfushë konfirmohet prania e Keidi Bares, Amir Abrashit, që do të jetë edhe kapiteni i skuadrës për këtë përballje dhe Endri Çekiçit, ndërkohë që atyre nga krahët u bashkohen edhe Albi Doka dhe Ermir Lenjani. Përsa i përket sulmit, Rei Manaj do të ketë si partner në repartin e avancuar Bekim Balajn.

Pas sfidës ndaj Uellsit, Kombëtarja shqiptare do të udhëtojë drejt Pragës, për të zhvilluar ndeshjen e dytë miqësore, atë me Çekinë, ndeshje këto ndeshje do të transmetohen në platformën Digitalb.

B.T (Dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport çekinë kombetarja e shqiperise kuqezinjtë trajneri edi reja uellsi çekinë kombetarja e shqiperise kuqezinjtë trajneri edi reja uellsi

Sondazh

Poll