Sport

Vret veten ish-lojtari i Milanit: “Dikur më donin të gjithë…”

5 Qershor 2021, 13:15 Nga DOSJA
Vret veten ish-lojtari i Milanit: “Dikur më donin të

ITALI – I lindur në Etiopi por i adoptuar nga një familje italiane në afërsi të Salernos, Said nuk shfrytëzoi të gjithë talentin e tij, ose ky talent ishte i pamjaftueshëm për nivelin e Milanit. I riu u rikthye në jugun e Italisë duke iu bashkuar fillimisht ekipit të Beneventos, por më pas vendosi të ndryshojë jetë. Futbolli për të ishte tashmë vetëm një hobi, që ushtronte në ekipin e tij të kalçetos.

Zbritja nga “parajsa” e iluzionit të futbollit profesionist dhe rikthimi në përditshmërinë e çdo personi normal, e përballi të riun me diçka që ai nuk kishte përjetuar kurrë më parë dhe një nga presionet më të mëdha vinte nga rracizmi. Përpara largimit nga kjo botë, ai vendosi të shkruaj edhe një letër.

“Nuk jam një emigrant. Jam i adoptuar dhe më kujtohet se dikur më donin të gjithë. Por tani gjithçka duket e përmbysur. Kisha gjetur një punë që u detyrova të lej sepse shumë njerëz, veçanërisht më të moshuarit, nuk pranonin të shërbeheshin nga unë, dhe më akuzonin se i hiqja punën të rinjve italianë. Tani kudo që shkoj, ndjej pas shpine vetëm shikime plot urrejtje dhe të trembura.” Shkruan Seid në letrën e tij të lamtumirës.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll