Sport

Conte gjithnjë e më larg, Tottenham nuk i plotëson kërkesat e italianit

5 Qershor 2021, 14:08 Nga DOSJA
Conte gjithnjë e më larg, Tottenham nuk i plotëson kërkesat

ANGLI – Bisedimet mes agjentëve të Antonio Contes dhe krerëve të Tottenham Hotspur kanë përfunduar pa marrëveshje. Trajneri italian ka kërkuar një buxhet të lartë për merkaton e verës për të rindërtuar skuadrën e tij, raporton “The Guardian”.

Presidenti i Tottenham, Daniel Levy, i cili i ka vënë kufinj financiarë vetes, në pamundësi për të plotësuar kërkesat e Contes, është shprehur i gatshëm edhe për shitjen e kapitenin Herry Kane, çka do ta dobësonte edhe më tej cilësisht Tottenham Hostspur.

Por mosdakortësia me trajnerin italian, në shtëpinë “Spurs” nuk i ka trazuar ujërat e bisedimeve me Fabio Paraticin, i cili ka arritur marrëveshjen me klubin londinez, që me gjasa pritet të publikojë zyrtarisht lajmin e pritshëm.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport antonio contes daniel levy fabio paraticin herry kane the guardian tottenham hotspur antonio contes daniel levy fabio paraticin herry kane the guardian tottenham hotspur

Sondazh

Poll