Sport

Ferraristi Charles Leclerc “pole-position” edhe në pistën e Bakusë…

5 Qershor 2021, 15:37 Nga DOSJA

AZERBAJXHAN – Piloti i Ferrarit, Charles Leclerc është fituesi i “pole-position” dhe do të niset i pari në garën e nesërme të Grand Prix të Azerbajxhanit, që do të zhvillohet si zakonisht në rrugët e kryeqytetit Baku.

Pas tij janë renditur piloti britanik i Mercedesit, Lewis Hamilton dhe holandezi i Red Bullit, Max Verstappenit.

Leclerc shënoi kohë më të shpejtë, falë edhe të një flamuri të kuq të ngritur në momentet vendimtare. Piloti i Ferrarit, pas triumfit në Montekarlo, tani në Baku fiton për herë të dytë radhazi “pole-position”.

Gjatë garave për të përcaktuar radhën e nisjes zyrtare të Grand Prix të Azerbajxhanit nesër, pati edhe pesë përplasje makinash, duke kushtëzuar katër herë ngritjen e flamujve të kuq. Ja dhe renditja për garën e nesërme:

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport charles leclerc grand prix të azerbajxhanit lewis hamilton max verstappenit piloti i ferrarit charles leclerc grand prix të azerbajxhanit lewis hamilton max verstappenit piloti i ferrarit

Sondazh

Poll