Sport

Në dyshim e ardhmja e Gareth Bale, pas “Euro 2020”…

5 Qershor 2021, 15:09 Nga DOSJA

UELLS – Për ish-sulmuesin e Real Madridit, uellsianin Gareth Bale, futbolli nuk ka qenë ndër pasionet e tij. Shembujt janë të shumtë. Madje sipas përditshmes spanjolle “Marca”, thuhej se Gareth Bale, pas përfundimit të “Euro 2020”, po mendon t’i vari “këpucët në gozhdë” dhe t’i japi lamtumirën futbollit.

Por, sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, kjo gjë nuk është e vërtetë. Ai shkruan, se Bale nuk ka në plan të largohet nga futbolli pas këtij eventi kontinental, siç është “Euro 2020”. Sipas Romanos, 31-vjeçari uellsian, i cili ishte i huazuar nga Reali te Totteham, do të ketë një diskutim me trajnerin Carlo Ancelotti për të ardhmen e tij.

Ndërkohë edhe vetë trajneri i ri i Real Madridit, gjatë prezantimit të tij nuk i ka kursyer lëvdata për sulmuesin uellsian, duke thënë se Bale mund të bëhet njëri nga protagonistët kryesorë të Realit në sezonin e ardhshëm, duke dhënë sinjale të qartë për preferencën e Ancelottit ndaj cilësive të Gareth Bale.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport carlo ancelotti euro 2020 fabrizio romano gareth bale marca real madridit carlo ancelotti euro 2020 fabrizio romano gareth bale marca real madridit

Sondazh

Poll